Lajme nga Bota

Të shtëna në një McDonald`s në Çikago. 2 të vrarë dhe 8 të plagosur

Të shtëna në një McDonald`s në Çikago. 2 të

Të paktën dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën të enjten mbrëma nga të shtënat pranë një McDonald's në lagjen Gold Coast të Çikagos.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 22:40. Sipas policisë, të plagosurit u dërguan me urgjencë drejt spitalit.

Të vrarët ishin të dy burra.

Një armë është gjetur dhe një i dyshuar është arrestuar, por çështja është nën hetim.

Video dhe foto nga vendi i ngjarjes tregojnë se disa nga dyert dhe dritaret e xhamit të McDonald's janë thyer plotësisht.

Një dëshmitar në vendngjarje tregon se incidenti nisi kur një grup i madh të rinjsh u përleshën jashtë restorantit. Pak më vonë, një makinë u ndal para McDonald`s dhe dikush brenda automjetit filloi të qëllonte, duke goditur disa njerëz. Policia ende nuk ka dhënë detaje mbi motivet e kësaj ngjarjeje.