Lajme nga Bota

Të shtëna me armë në SHBA: 8 viktima dhe disa të plagosur

Të shtëna me armë në SHBA: 8 viktima dhe disa të

Tetë persona janë vrarë dhe disa janë plagosur pas të shtënave me armë në qytetin amerikan të Indianapolis. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pak orë më parë. Sipas dyshimeve të para të policisë, sulmuesi ka vepruar i vetëm dhe pas të shtënave i ka dhënë fund dhe jetës së tij.

Dëshmitarët dëgjuan të shtënat pranë zyrave të FedEx, dhe kanë parë personin teksa qëllonte me breshëri plumbash nga automatiku. Punonjësi i Jeremiah Miller ka parë gjithë skenën: Unë pashë një burrë me një automatik, ai po gjuante pa kontroll. U tremba aq shumë, u shtriva përtokë.

Të shtëna me armë në SHBA: 8 viktima dhe disa të

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes dhe nëse kemi të bëjmë me një sulm të mundshëm terrorist. Presidenti amerikan Joe Biden ka prezantuar një plan për të ashpërsuar ligjin e posedimit të armëve dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla.

*Tiranapost.al.