Të paktën 5 fëmijë të plagosur nga sulmi në Francë! Një 30-vjeçar i goditi në park me thikë

E Enjte 8 Qershor 2023, 13:14
TiranaPost
Të paktën pesë persona, përfshirë katër fëmijë, janë plagosur pas një sulmi me thikë në qytetin juglindor të Francës, Annecy, pranë kufirit me Zvicrën. Dy nga fëmijët dhe një i rritur janë në rrezik për jetën.
Policia thotë se sulmuesi u arrestua në vendngjarje dhe dokumentet e tij të identitetit treguan se ai është një shtetas sirian i lindur në 1991.
Sulmi ka ndodhur në një park në brigjet e liqenit Annecy, në një shesh lojrash.
“Sulmuesi shkoi drejt karrigeve dhe filloi t'i godiste vazhdimisht fëmijët", tha një dëshmitar.
Një tjetër tha se “kur ai [sulmuesi] pa se ishte i rrethuar nga oficerët e policisë, ai shkoi drejt një çifti dhe goditi me thikë gruan e moshuar”.