Të paktën 2 mijë viktima dhe 10 mijë të zhdukur në Libi pas përmbytjeve katastrofike
E Martë 12 Shtator 2023, 13:06
TiranaPost
Rreth 2,000 njerëz kanë humbur jetën dhe 10,000 besohet të jenë zhdukut pasi stuhia Daniel shembi dy diga në verilindje të Libisë, duke e dërguar ujin në zonat e banuara.
"Numri i vdekjeve është i madh dhe rreth 10,000 raportohen të zhdukur," tha të martën gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, Tamer Ramadan, kreu i delegacionit të Kryqit të Kuq në Libi.
Ekziston frika se përpjekjet për ndihma mund të pengohen nga destabiliteti politik në vend, i cili ka parë një luftë të gjatë për pushtet midis dy administratave rivale - një në lindje dhe një në perëndim.