Lajme nga Bota

Tanket britanike që do dërgohen në Rusi, nxehin Putin-in: Kanë përbërje bërthamore, ndaj do reagojmë

Tanket britanike që do dërgohen në Rusi, nxehin Putin-in:

“Mbretëria e Bashkuar, njoftoi jo vetëm furnizimin me tanke në Ukrainë, por edhe predha me uranium të varfëruar. Nëse kjo ndodh, Rusia do të detyrohet të reagojë”, tha Putin para gazetarëve pas bisedimeve me liderin e Kinës Xi Jinping në Kremlin. “Nëse e gjithë kjo ndodh, Rusia do të duhet të përgjigjet në përputhje me rrethanat, duke pasur parasysh se Perëndimi kolektivisht tashmë ka filluar të përdorë armë me një komponent bërthamor”, tha Putin.

Kërcënimi bërthamor prej një viti është më prezent se kurrë më parë.

Britania e Madhe në një reagim zyrtar sqaron se deklarata e Putin nuk është e vërtetë dhe se ai ka akuzuar padrejtësisht pasi tanket dhe armët që do dërgohen nuk kanë përmbajtje bërthamore. Sipas Britanisë kjo është diçka që Putin po e përdor për interesat e tij.