Lajme nga Bota

Takimi historik i Papës dhe klerikut shiit në Irak dhe mesazhi që i dha botës

Takimi historik i Papës dhe klerikut shiit në Irak dhe mesazhi që

Papa Françesku takoi Aystollah Ali al-Sistani në qytetin e shenjtë Najaf, për të dërguar mesazhin e një bashkëjetese paqësore dhe të mbështesë pakicën e krishterë në Irak.

Vizitë u transmetua drejtpërdrejt në televizionin irakian, por takimi u zhvillua me dyer të mbyllura.

Pas takimit al-Sistani tha se të krishterët në Irak duhet të jetojnë në paqe dhe të gëzojnë të njëjtat të drejta sikurse irakianët e tjerë.

Papa Françesku ka falënderuar al-Sistanin dhe popullin shiit.

Pakica e krishterë përbëhet nga rreth 300,000 njerëz.

Shtete tjera me shumicë myslimane, që ka vizituar Papa Françesku në të kaluarën janë: Turqia, Jordania, Azerbajxhani dhe vendet palestineze.