Super Jahti i Emirit të Katarit ankorohet në Durrës, dhe kryeministri tha: Kështu do jetë Porti në 2030

E Shtunë 26 Gusht 2023, 09:36
TiranaPost
Superjahti Katara është ankoruar së fundmi në portin e Durrësit.
Jahti 124 metër i gjatë vjen me Emirin e Katarit dhe të ftuar të tij në bord.
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Instagram shkruan se kështu do të duket Shqipëria në 2030.
“Kjo pamje e rrallë e mbrëmjes së sotme në portin e Durrësit, ushqen parafytyrimin e bukur të turizmit të jahteve në Shqipërinë 2030 kur portet tona turistike do të jenë kartolinat e vendit kampion të turizmit në rajon”, shkruan Kryeministri.