Lajme nga Bota

Studimi: Koronavirusi mund të mbetet infektues në sipërfaqe prej ditësh

Studimi: Koronavirusi mund të mbetet infektues në sipërfaqe prej

Grimcat që përmbajnë koronavirusin të cilat bien në një sipërfaqe mbeten infektive për disa ditë. Shkendëtarët kanë arritur të kapin përmes një materiali filmik me mikroskop mënyrën se si shpërndahen dhe veprojnë grimcat. Sipas studimit, grimcat zhduken brenda disa minutash por virusi mbijeton tek ato të mbeturat.

Në varësi të materialit ku ndodhet, virusi mbetet infektiv dhe studimi i publikuar në Daily Mail tregon se nëse virusi bie në materialin e çelikut, inoksit dhe Bakrit zgjat respektivisht vetëm 24 dhe 16 orë.

Por ato mund të mbijetojnë për më shumë se 150 orë me polipropilen. Një pikë më e vogël, vetëm një e dhjeta e madhësisë, zgjat për më shumë se 80 orë në gotë.

Studimi: Koronavirusi mund të mbetet infektues në sipërfaqe prej

Megjithatë, shkencëtarët thonë se këto zbulime vijnë në kushte laboratorike dhe se në realitet fuqia e tyre mund të jetë më e vogël, për shkak të sasisë së ndryshueshme të nxehtësisë dhe rrjedhës së ajrit - faktorë që nxisin avullimin e grimvace.

Rajneesh Bhardëaj dhe Amit Agraëal, profesorë në IIT Bombay të cilët kanë realizuar këtë studim kanë treguar më parë se mbajtja e maskës në fytyrë ul forcën e infektimit përmes transmetimit nga dikush që kollitet përballë deri në 23 herë.

Ata bëjnë thirrje që sipërfaqet në ambiente shtëpie, zyrë dhe kudo që preket të dezinfektohen.

Filmi përfshin të njëjtën sasi sipërfaqesh si pikëzat, me të njëjtin rreze dhe këndin fillestar të pjerrtësisë. E vetmja matje që ndryshon është lartësia e saj vertikale.

*Artikulli i marrë nga Daily Mail, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.