Lajme nga Bota

Stuhia Aurora godet Francën: 250,000 familje pa drita

Stuhia Aurora godet Francën: 250,000 familje pa drita

Rreth 250,000 familje në Francën veriore kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e uraganit Aurora që ka përfshirë vendin së fundmi.

“Stuhia Aurora: 250,000 klientë pa energji elektrike, të përhapur në gjysmën veriore të Francës, duke përfshirë 80,000 në Normandi”, njoftoi operatori francez i energjisë elektrike Enedis.

Kjo stuhi e parë e sezonit të vjeshtës filloi dje pasdite rreth Brittany dhe Normandisë përpara se të lëvizte brenda natës drejt Ile-de-France dhe më pas në rajonin Grand Est në orët e para të mëngjesit.

Mediat e huaja raportojnë se nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Autoritetet franceze ju kanë bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të qëndrojnë në shtëpi pasi shirat e dendur mund të shkaktojnë përmbytje në qendrat urbane dhe lumenjtë e përrenjtë rrezikojnë të dalin nga shtrati.

Moti i keq gjithashtu mund të shkaktojë dhe anulime të fluturimeve në aeroporte.

Tiranapost.al.Z.B