Lajme nga Bota

Stoltenberg: Rritja e çmimeve nuk erdhi nga sanksionet, por nga lufta

Stoltenberg: Rritja e çmimeve nuk erdhi nga sanksionet, por nga lufta

Rritja e çmimeve globale të ushqimeve është një pasojë e drejtpërdrejtë e luftës në Ukrainë - dhe jo, siç ka pohuar Moska, pasojë e sanksioneve ndaj Rusisë - thotë shefi i NATO-s.

"Eksporti i ushqimit dhe drithit nga Ukraina është jashtëzakonisht kritik", u tha Jens Stoltenberg gazetarëve në Bruksel. "Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe drithërave tregon pasojat globale të kësaj lufte. Rusia përpiqet të krijojë narrativë se rritja e çmimeve të grurit është shkaktuar nga sanksionet tona dhe kjo nuk është e saktë."

Në fillim të kësaj jave, shefja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, paralajmëroi për një rritje krizës ushqimore globale ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.