Lajme nga Bota

Stilisti zbulon mesazhin që fshihej pas kapelës së Melania Trump

Stilisti zbulon mesazhin që fshihej pas kapelës së Melania Trump

Zonja e Parë e Amerikës mori gjithë vëmendjen në ceremoninë e betimit të Donald Trump. Melania Trump u shfaq e veshur me blunë mbretërore, me një kapelë të madhe mbi kokë. Aq e madhe, sa edhe Trump nuk arriti ta puthte dot.

Stilisti që e dizajnoi kapelën, Eric Javits, tregoi mesazhin e fshehtë pas saj.

“Kur po krijoja kapelën në duart e mia, ishte një kapelë e thjeshtë. Ishte minimaliste dhe klasike. Kur e pashë në kokën e saj, ajo me të vërtetë u transformua. Gjithçka funksionoi. Dhe sigurisht, ju e dini që kjo flet për hirin dhe prezencën e saj, kështu që ishte shumë, shumë e rëndësishme. Ndikimi vizual është shumë i fortë dhe sigurisht, ndihem shumë mirënjohës që e kam krijuar për të.

Ajo po mendonte për protokollin dhe dukej shumë elegante dhe shumë e thjeshtë në një farë mënyre … ishte ende një mesazh vizual shumë i fuqishëm”, tha Javits.