Lajme nga Bota

"Squid Game" i vërtetë në Kinë: Si trafikohen organet nga mijëra të burgosur çdo javë dhe pse bota është e pafuqishme për ta ndaluar

"Squid Game" i vërtetë në Kinë: Si trafikohen

Seriali Korean "Squid Game" ka thyer rekorde shikueshmërie që nga momenti kur u shfaq në Netflix muajin e kaluar, duke u kthyer edhe në më të ndjekurin e të gjitha kohërave.

Thrilleri distopik që vë lojtarët kundër njëri-tjetrit për të fituar një shumë të majme parash është pëlqyer shumë nga shikuesit.

Dhe ndërsa drama aziatike është padyshim fiktive dhe një kritikë e mprehtë e jetës moderne, një nga komplotet anësore të shfaqjes ku qenieve njerëzore u merren organet dhe u shiten është shumë reale.

Partia Komuniste e Kinës iu heq zemrat, veshkat, mëlçitë dhe kornetë e syve rreth 100,000 disidentëve dhe të burgosurve politikë çdo vit, me një rrjet të trafikimit të organeve të drejtuar nga qeveria, pohojnë grupet e të drejtave të njeriut.

Por komuniteti ndërkombëtar mbetet i pafuqishëm për të ndaluar masakrën sepse Organizata Botërore e Shëndetësisë është e detyruar të pranojë pa diskutim të dhënat spitalore të rreme të shtetit totalitar.

"Squid Game" i vërtetë në Kinë: Si trafikohen

Një javë para publikimit të serialit, Pekini mohoi ekzistencën e një programi të marrjes së organeve të sponsorizuar nga shteti pasi Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se Kina synonte pakica specifike etnike dhe fetare të mbajtura në paraburgim për të grumbulluar në një miliard dollarë në vit.

Nëntë raportues të posaçëm të OKB-së kaluan mbi një vit duke zbuluar dëshmitë dhe duke shqyrtuar normat shumë të dyshimta të donatorëve të organeve të Kinës për të hedhur dritë të re mbi tregun e tmerrshëm të vrasjeve.

“Ekspertët e OKB -së për të drejtat e njeriut thanë sot se ishin jashtëzakonisht të alarmuar nga raportet e marrjes së organeve që synonin pakicat etnike, përfshirë praktikuesit e Falun Gong, ujgurët, tibetianët, myslimanët dhe të krishterët, në paraburgim në Kinë. Ata kanë marrë informacion të besueshëm se të burgosurit ... mund t'i nënshtrohen dhunshëm testeve të gjakut dhe ekzaminimeve të organeve të tilla si ultratinguj dhe rreze x, pa pëlqimin e tyre. Sipas pretendimeve të marra, organet më të zakonshme të hequra nga të burgosurit thuhet se janë zemrat, veshkat, mëlçitë, kornea e szrit dhe, më rrallë, pjesë të mëlçisë", thuhej në deklaratë.

Deklarata të tjera theksojnë se kjo formë e dyshuar e trafikimit mbështetet shumë në punonjës të kualifikuar të kujdesit shëndetësor duke përfshirë kirurgët, anestezistët dhe specialistë të tjerë mjekësorë si dhe pjesëmarrjen nga profesionistë të ndryshëm të sektorit publik.

"Squid Game" i vërtetë në Kinë: Si trafikohen

"Disa të burgosur marrin kërcënime me vdekje dhe kërcënime për marrjen e organeve nga policia, nëse ata nuk heqin dorë nga besimet e tyre ose refuzojnë të bashkëpunojnë me policinë," thuhej në deklaratë.

Edhe pse trafikimi shqetësues i sponsorizuar nga shteti i Kinës është i dokumentuar për dekada, ka shumë pak që komuniteti ndërkombëtar mund të bëjë për të ndaluar tregtinë e tmerrshme.

Pekini është në gjendje të mbulojë abuzimet e tyre të të drejtave të njeriut duke raportuar të dhënat e transplantit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e cila është e detyruar të pranojë statistikat zyrtare të shteteve anëtare.

Susie Hughes, Drejtoresha Ekzekutive e Koalicionit Ndërkombëtar për t'i dhënë fund Abuzimit të Transplantit në Kinë tha se pretendimet e Kinës se po kryejnë 10,000 deri në 20,000 transplante nuk do pranohen.

"Një analizë e fundit statistikore e sistemit aktual të transplantit të organeve tregoi se numrat që Kina ka nxjerrë janë falsifikuar," tha ajo për Daily Mail Australia.

Praktikuesi i Falun Gong, Jinato Liu, i cili ishte i burgosur për më shumë se dy vjet, dha një dëshmi para panelit të ekspertëve.

“Unë isha mbyllur në një qeli me rreth tetë të varur nga droga, të cilët zakonisht detyroheshin të abuzonin me praktikuesit e Falun Gong. Qelia kishte një kamerë vëzhgimi të instaluar, kështu që rojet dinin gjithçka që ndodhte brenda. Një ditë një i burgosur po më godiste nga kurrizi dhe beli dhe një tjetër i burgosur hyri nga jashtë dhe i bërtiti: "Mos i lëndo organet"!

Një e burgosur ujgure, Zumuret Daëut tha se ajo u dërgua në spital në ditën e parë të tre muajve të saj në paraburgim për të bërë skanimin e organeve të saj.

"Ata morën mostra gjaku së pari, pastaj me rreze X monitoruan organet e mia të brendshme."

Një tjetër anëtar i Falun Gong, Yu Xinhui, i cili kaloi gjashtë vjet pas hekurave tha se një mjek i sistemit të burgut ishte përpjekur ta paralajmëronte atë për tmerrin.

“Mos dilni kundër Partisë Komuniste. Mos u rezistoni atyre. Nëse e bëni këtë, kur të vijë koha, as nuk do ta dini se si keni vdekur. Kur të ndodhë, nuk keni për ta ditur se ku do të të çohet zemra, mëlçia, shpretka dhe mushkëritë, thuhet në dëshmi.

Pavarësisht gjetjeve, Pekini ka mohuar në mënyrë të përsëritur se është praktikuar prerja e detyruar e organeve njerëzore në Kinë, duke e quajtur deklaratën e OKB-së të sajuar

Qeveria kineze i ka përshkruar gjithashtu dëshmitë e dëshmitarëve si aktrime.

Artikull i Daily Mail, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga tiranapost.al.Z.B