Lajme nga Bota

Spanja miraton përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson për personat nën 60 vjeç

Spanja miraton përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson për

Ndryshe nga Norvegjia, autoritetet shëndetësore të së cilës refuzuan aprovimin e vaksinës Johnson & Johnson duke vlerësuar se risku për mpiksje gjaku është i lartë, Spanja e ka miratuar për përdorim edhe tek moshat më pak të rrezikuara nga koronavirusi.

Sipas së përditshmes, “El Pais” Ministria e Shëndetësisë në Madrid ka aprovuar përdorimin e vaksinës anti-COVID të kompanisë amerikane për personat nga 18 vjeç dhe sipër, vaksinimi i të cilëve do të fillojë në javët në vijim pas mbylljes së këtij procesi për personat mbi 60 vjeç, punonjësit e sektorit shëndetësor dhe të prekurit nga sëmundjet kronike.

Tiranapost.al