Lajme nga Bota

Spanja me shtetrrethim për Krishtlindje dhe Vit të Ri. Masat sa persona lejohen të mblidhen dhe ora policore

Spanja me shtetrrethim për Krishtlindje dhe Vit të Ri. Masat sa

Rritja e numrit të të infektuarve në Spanjë dhe rreziku i kolapsit të sistemit shëndetësor ka bërë që qeveria të hartojë një plan me masa të reja me numër të kufizuarish personash që mblidhen për festa brenda një shtëpie (ata që nuk janë familjarë) dhe rikthimin e orës policore.

Sipas The Guardian, qeveria spanjolle ka në plan të mos lërë më shumë se 6 persona nga jashtë anëtarëve të familjes të shkojnë për të festuar në shtëpitë e të afërmve. Ndërsa ora policore në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri do jetë 01:00 e natës deri në orën 6 të mëngjesit, si një strategji për të mos lejuar daljet dhe grumbullimet e njerëzve në rrugë.

Dokumenti final i qeverisë spanjolle ende nuk është publikuar, megjithatë ka një pikë ku thuhet:

“Në lidhje me mbledhjet familjare, ne rekomandojmë që ato të kufizohen vetëm tek anëtarët e së njëjtës familje. Nëse ka një mysafir të jashtëm që zakonisht nuk jeton me familjen, mbledhjet duhet të përfshijnë një maksimum prej gjashtë personash dhe duhet të ndiqen masat parandaluese".

Spanja e cila ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme që nga fundi i Tetorit, shpreson që një pjesë e konsiderueshme e popullsisë të vaksinohet kundër Covid deri në fund të marsit 2021 dhe të vendosë gjithësej 13 mijë pika vaksinimi për të lehtësuar procesin.

Plani qeveritar doli mbrëmë pasi u dha lajmi se mbreti Felipe do të izolohet për 10 ditë pasi ka rënë në kontakt me dikë që rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa tha se të parët që do të bëjnë vaksinën do të jenë personeli shëndetësor dhe ata me aftësi të kufizuara dhe probleme serioze shëndetësore.

Qeveria spanjolle shpreson të vaksinojë rreth 2.5 milion njerëz mes Janarit dhe fundit të Marsit të vitit të ardhshëm.

*Artikulli i marrë nga The Guardian, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.