Lajme nga Bota

Sot në Kiev treshja më e fortë e Europës, Macron-Draghi-Scholz

Sot në Kiev treshja më e fortë e Europës,

Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi e morën trenin gjatë natës dhe janë rrugës për në Kiev.

Kjo është një foto e të treve bashkë, shkrepur në tren.

Është hera e parë që të tre udhëtojnë në Kiev që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Këtë vizitë e paralajmëroi më herët Macron, por ai e bëri të qartë se detaje të kësaj vizite nuk do të diskutoheshin publikisht.

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, BE ka marrë masa dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe oligarkëve rusë. Masa këto që herë pas here janë konsideruar të buta nga Presidenti Zelensky.