Lajme nga Bota

Skandali i hakerimit/ Si Viktor Orban nuk po përdor dhunë, por një metodë të sofistikuar kundër mediave, gazetarëve dhe biznesmenëve

Qeveria e ekstremit të djathtë të Hungarisë dyshohet për hakerimin e telefonave të gazetarëve investigativë dhe duke shënjestruar pronarët e mediave. Artikulli i publikuar nga The Guardian nxjerr të  tjera detaje nga skandali i hakerimit të telefonëve të mëshumë se 51 mijë personave nga e gjithë bota, mes tyre, politikanë, gazetarë, aktivistë e deri tek krerë shtetesh. Sipas analizës ligjore ndaj pajisjeve mobile ( telefonave) rezulton se qeveria e Viktor Obran ka nisur të përdorë një armë të re në luftën ndaj mediave e gazetarëve në Hungari, duke përdorur disa nga spiunët më invazivë në botë kundër gazetarëve investigative, dhe rrethit të një prej pronarëve të fundit të pavarur të mediave të Hungarisë.

Skandali i hakerimit/ Si Viktor Orban nuk po përdor dhunë, por

Qeveria e ekstremit të djathtë të Hungarisë dyshohet për hakerimin e telefonave të gazetarëve investigativë dhe duke shënjestruar pronarët e mediave.

Artikulli i publikuar nga The Guardian nxjerr të tjera detaje nga skandali i hakerimit të telefonëve të mëshumë se 51 mijë personave nga e gjithë bota, mes tyre, politikanë, gazetarë, aktivistë e deri tek krerë shtetesh.

Sipas analizës ligjore ndaj pajisjeve mobile ( telefonave) rezulton se qeveria e Viktor Obran ka nisur të përdorë një armë të re në luftën ndaj mediave e gazetarëve në Hungari, duke përdorur disa nga spiunët më invazivë në botë kundër gazetarëve investigative, dhe rrethit të një prej pronarëve të fundit të pavarur të mediave të Hungarisë.

‘Projekti Pegasus’, një hetim bashkëpunues i drejtuar nga organizata jofitimprurëse e gazetarisë franceze ‘Forbidden Stories’, ka rishikuar të dhënat e zbuluara që sugjerojnë se një shumë persona në Hungari ishin zgjedhur si shënjestra të para një përpjekje me pirateri dhe me spiunim përmes metodës së sofistikuar Pegasus, të shitur nga kompania izraelite NSO Group. Në një numër rastesh, analiza analiza ligjore konfirmoi se pajisjet e përgjuara ( telefonat) ishin infektuar me Pegasus.

Të dhënat e rrjedhura përmes këtij sistemi spyëare përfshijnë numrat e telefonit të njerëzve që duket se janë shënjestra të sigurisë legjitime kombëtare ose hetimeve penale.

Të dhënat përfshijnë gjithashtu numrat e të paktën 10 avokatëve, një politikani të opozitës dhe të paktën pesë gazetarëve.

Telefonat e dy gazetarëve rezultojnë të infektuar me sukses nga spyëare, përfshirë Szabolcs Panyi, një reporter i njohur me një gamë të gjerë burimesh në qarqet diplomatike dhe të sigurisë kombëtare.

Amnesty International ka deklaruar se telefoni i Panyi ishte se sulmuar në mënyrë të përsëritur gjatë një periudhe shtatë-mujore në vitin 2019, pas pyetjeve që Panyi iu bënte zyrtarëve të qeverisë hungareze.

Pegasus i mundëson haberit që të shikojë të gjithë përmbajtjen e një telefoni, duke përfshirë mesazhet nga aplikacionet me enkriptim, fotografi dhe të dhëna për vendndodhjen përmes GPS. Gjithashtu mund ta shndërrojë pajisjen në një regjistrues audio ose video. NSO ka pohuar se spyëare është menduar për t'u përdorur vetëm kundër kriminelëve dhe terroristëve dhe se agjenci të mëdha ushtarake si ato amerikane kanë akses.

Sipas gazetarit Panyi, disa anëtarë të qeverisë së Orban besojnë se gazetarët e pavarur janë pjesë e një komploti kundër tyre.

"Unë mendoj se ka një paranojë të përhapur dhe ata shohin shumë më tepër tek motivet dhe rrjetet tona sesa ekzistojnë në të vërtetë".

Ndërsa zëdhënësi i qeverisë i pyetur lidhur me skandalin, ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë hakerimi të telefonëve të gazetarëve, as ai dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.

Ndërsa NSO Group ka thënë se nuk ka qasje në të dhënat që mbledhin klientin, por që do të vazhdojë të hetojë të gjitha pretendimet mbi keqpërdorimin e të dhënave dhe se do të marrë masat e duhura.

The Guardian kujton se gazetari është sulmuar më parë publikisht nga zëdhënësi i Orban, Zoltan Kovacs, duke e akuzuar atë për "Orbanophobia dhe Hungarofobia" dhe duke e përshkruar atë si të përfshirë thellë në politikë.

Që kur Orban u bë kryeministër në vitin 2010, Hungaria ka rënë nga 23 në 92 në renditje ne Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit.

Në fillim të këtij muaji, Reporterët pa Kufij e vendosën Orban në listën e Armiqve të Lirisë së Shtypit, hera e parë që një lider në një shtet të BE-së u fut në listë.

Nuk ka pasur raste të dhunës fizike ndaj gazetarëve në Hungari, por duket se në vend të kësaj lufta e Orban kundër gazetarëve dhe mediave në tërësi po zhvillohet me mjete të tjera, të cilla si presioni ndaj pronarëve të mediave, akuza dhe sulme publike ndaj gazetarëve dhe heqje të fondeve për reklamat shtetërore përmes titujve kritikë.

Të tjerë hungarezë të vënë në shënjestër përfshijnë një fotograf dhe një tjetër gazetar investigativ i cili nuk ka pranuar që ti analizohet telefoni, duke shprehur frikën se do humbte ‘burimet’ e tij.

Rënia e faqes kryesore të lajmeve në internet Index, në vitin e kaluar pas presionit të një biznesmeni të lidhur me qeverinë, la median 24.hu në pronësi të investitorit të pasur Zoltan Varga, si faqen më të madhe të pavarur të lajmeve në vend. Varga ka kohë që është në qendër të vëmendjes së Orban. Në një intervistë në tarracën e vilës së tij të madhe në Buda Hills, ai përshkroi mashtrimet dhe kërcënimet nga biznesmenët e lidhur me qeverinë që të shesë median 24.hu dhe pjesën tjetër të portofolit të tij të konsiderueshëm mediatik, i cili përfshin revistën më të shitur të grave në vend.

Në një rast, ai pretendon se iu ofrua në këmbim subvencione bujare për reklamat shtetërore nëse do të bënte ndryshime në stafin editorial.

“Ata mendojnë se gjithçka ka të bëjë me paratë. Por unë tashmë kam para. Dalë ngadalë u ktheva në një armik, ”tregon ai.

Ai filloi të shohë burra në makina të parkuara jashtë shtëpisë së tij dhe përgjues në takimet e tij të biznesit edhe në ambiente si restorante. Ai tregon se ndonjëherë në mes të një telefonate, dëgjon një zhurmë dhe një regjistrim të thirrjes telefonike që nga fillimi. ( në përgjim). Në një rast, një helikopter i zi qëndroi mbi shtëpinë e tij dhe bëri tre lëvizje në kopshtin e tij – ai beson se është një taktikë për ta frikësuar. Megjithatë Varga thotë se ka siguri në shtëpinë e tij dhe se ka kohë që tregohet shumë i kujdesshëm kur flet në telefon.

Shqetësimet e tij ama nuk ishin të kota. Disa javë pasi Orban fitoi mandati ne tretë si kryeministër në pranverën e vitit 2018, Varga ftoi gjashtë miq të tij për darkë. Midis tyre ishte Attila Chikan, ish ministër në qeverinë e parë të Orban në fund të viteve 1990, i cili që atëherë u bë një kritik i vendosur i kryeministrit. Të tjerët ishin biznesmenë të pasur dhe me lidhje të forta. Mbi verën dhe ushqimin që po e ngacmoin me gishta në tarracën e shtëpisë së Vargës, ata diskutuan krijimin e një fondacioni të ri që ndër të tjera do të hetonte dhe zbulonte korrupsionin midis elitës qeverisëse të Hungarisë. "Ishte një bisedë miqësore, nuk ishte një grusht shteti", thotë Varga.

Dy javë më vonë ai takoi një të njohur të lidhur me qeverinë, u ulën për kafe dhe ajo në mënyrë demonstrative teksa i referohej darkës, i sugjeroi që takime të tilla mund të ishin "të rrezikshme" për të. Varga dyshoi se njerëz pranë Orban e kishin mbikëqyrur.

Në të vërtetë, të dhënat treguan se të shtatë personat e ftuar për darkë u zgjodhën si kandidatë të mundshëm për mbikëqyrje. Analiza kriminalistike e kryer në celularin e njërit prej të pranishmëve tregoi prova të qarta të një hakerimi të konfirmuar në kohën e darkës. Telefoni i një biznesmeni tjetër tregonte shenja të veprimtarisë së Pegasus.

Gazetarë nga e gjithë bota janë shenjestruar nga sistemi Pegasus. Një ish i punësuar i NSO-s ka konfirmuar se Hungaria ishte një prej klientëve të kompanisë. Qeveria Orban e bleu Pegasus në një vizitë në vitin 2017 me kryeministrin e atëhershëm izraelit Benjamin Netanjahu, një aleat i afërt politik i Orban. NSO mohon të ketë marrë udhëzime politike nga qeveria e Izraelit për të zgjedhur klientët e vet.

Skandali i hakerimit/ Si Viktor Orban nuk po përdor dhunë, por

Në përgjigje të alegimeve në lidhje me blerjen e sistemit Pegasus nga Hungaria, zëdhënësi i shtypit i qeverisë në Budapest ka thënë: “Hungaria është një shtet demokratik i qeverisur nga ligji dhe si i tillë çdo individ ka vepruar dhe vazhdon të veprojë në përputhje me ligjin në fuqi. Në Hungari, organet shtetërore janë të autorizuara të përdorin metoda jo-publike, të cilat monitorohen nga qeveria dhe institucione jo-qeveritare”

Hungaria ka një prej legjislacioneve më pak shtrënguese përsa i përket autorizimit të përgjimit nga ana e qeverisë. Gjyqësori nuk ka mbikëqyrje mbi këto përgjime në rast se ato klasifikohen në çështjet e “sigurisë kombëtare”. Për të marrë këtë status mjafton firma e Ministrit të Drejtësisë.

“A i bëni të njëjtat pyetje qeverisë të SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë ose Francës? Në rast se e keni bërë sa kohë u është dashur që t’u përgjigjen? A ju ka ndihmuar ndonjë shërbim inteligjence që t’i formuloni këto pyetje?”- ka shtuar zëdhënësi i qeverisë nga Budapesti në përgjigjen për “The Guardian”.

Orban ka ndërtuar platformën e tij politike duke kundërshtuar ashpër emigracionin dhe duke pretenduar se Hungaria ndodhet e sulmuar nga financiari hungarezo-amerikan George Soros.

Të dhënat që kanë dalë në dritë tregojnë se edhe për këtë çështje, qeveria Orban kërkonte ta fajësonte tek një “konspiracion i Soros”.

Një prej të përgjuarve ka qenë Adrien Beauduin, një doktorant belgo-kanadez. Në parim ai ishte personazhi negativ ideal për qeverinë e Orban: Një student i kërkimeve gjinore në Universitetin Qendror Europian (i themeluar nga Soros). Ai u arrestua në një protestë në Budapest në dhjetor të 2018-s dhe u vu përpara drejtësisë për dhunë kundër punonjësve të policisë, një akt që dënohet me deri 8 vite burg. Ai mohon të ketë kryer çdo lloj akti dhunë kundër efektivëve të policisë.

Avokati i Beauduin, Kata Nehez-Posony ka thënë se nuk ka prova kundër tij me përjashtim të një dëshmie të firmosur nga vetë efektivët e policisë që kryen dhe arrestimin. Ajo ka thënë se dyshon që sulmi mund të jetë “politikisht i motivuar”. Në 14 dhjetor, pak ditë pas arrestit, shefi i komunikimeve të partisë së Orban, Fidesz deklaroi publikisht se “rrjeti pro-emigracion i Soros po organizon protesta të dhunshme në Budapest”.

Analizat e telefonit të Beauduin tregojnë aktivitet Pegasus në telefonin e tij pak kohë pas kësaj ngjarjeje. Eventualisht akuzat që rëndonin mbi të u mënjanuan, teksa nuk u vërtetua asgjë.

Një ish-oficer i kundër-inteligjencës hungareze ka thënë se kur bëhet fjalë për çështje të sigurisë kombëtare kontrolli për veprimtaritë e përgjimit është shumë i ulët.

Përshtatur nga “The Guardian”/ tiranapost.al