Lajme nga Bota

Skandali i hakerimeve/ Le Monde: Edhe Macron ka rënë pre e përgjimeve

Skandali i hakerimeve/ Le Monde: Edhe Macron ka rënë pre e

E mirënjohura franceze “Le Monde” shkruan se burimet e saj nga qeveria e Marokut e njoftojnë se edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka rënë pre e software-it “Pegasus” të përgjimeve të krijuar në Izrael, që sipas raporteve të “The Guardian” është përdorur për survejimin e 50 mijë figurave të jetës publike në botë.

Sipas “Le Monde” numrat e telefonit që Macron ka përdorur duke filluar nga viti 2017 janë përgjuar nga shërbimet e inteligjencës së Marokut, një shtet që ka qenë koloni e Francës. Vetë qeveria marokeze ka mohuar kategorikisht çdo lloj përfshirjeje në skandal dhe e ka cilësuar investigimin e së përditshmes franceze “të rreme dhe të pabazuar në fakte”.

Sipas të njëjtit investigim janë përgjuar edhe kryeministi francez Edourd Philippe së bashkua me 14 zyrtarë të lartë të ekzekutivit në Paris që prej vitit 2019 dhe në vazhdim.

“Le Monde” ka bërë thirrje që telefonat e zyrtarëve të përmendur në hetim të merren nga Prokuroria për të parë nëse software në fjalë ka arritur të marrë informacione sensitive. Ndërkohë, rezulton se nga telefoni i ish-ministrit të mjedisit Francois de Rugy që iu vu në dispozicion redaksisë ishte përgjuar nga “Pegasus”, çka shton dyshimet se shtete që mund të përbëjnë kërcënim për perëndimin kanë informacione sensitive që mund të dëmtojnë imazhin e një prej liderëve më potentë në botën e zhvilluar.

Tiranapost.al