Lajme nga Bota

Si Suedia e paqtë po kthehet në vendin e vrasjeve

Si Suedia e paqtë po kthehet në vendin e vrasjeve

Një valë dhune bandash e ka kthyer Suedinë, zakonisht i njohur si një vend paqësor e i mirëqenies, në një nga shtetet me më shumë vrasje në Evropë.

Luftërat në terren po bëhen për kontrollin e tregtisë së drogës. Armë pa leje, hakmarrje personale dhe grupe të rinjsh të përfshirë.

Shumica prej tyre u përkasin komuniteteve të margjinalizuara të emigrantëve.

Me 62 persona të vrarë vitin e kaluar, nga 45 në 2021-shin, shkalla e përgjithshme e vrasjeve në Suedi është rreth një e gjashta e SHBA-së! Por në një kontekst evropian, është shifër shqetësuese.

Shkalla e vrasjeve me armë në Stokholm ishte afërsisht 30 herë më e lartë për frymë sesa ajo e Londrës.

Autorët sa vjen dhe janë më të rinj në moshë. Taktikat sa vjen dhe bëhen më të dhunshme: hedhje granatash, bombash. Armë këto që vënë në rrezik edhe jetën e kalimtarëve të rastit.

Lufta e bandave ka tronditur shumë suedezë. Gruaja e një anëtari bande u qëllua për vdekje në rrugë teksa mbante në krahët e saj fëmijën e sapolindur.

Në janar, një restorant në lagjen e modës në qendër të Stokholmit u godit nga një shpërthim me bombë.

Udhëheqësi më famëkeq i bandës që nxit dhunën është Rawa Majid, i njohur më mirë si Dhelpra Kurde, i cili në Suedi shkoi si i porsalindur në vitin 1986 pasi prindërit e tij kishin ikur Iraku.

Ai po i drejton operacionet e tij të drogës nga Turqia.

Banorët e Stokholmit janë më të shqetësuarit nga të gjithë. Jetojnë me frikën se fëmijët e tyre mund të joshen për t'u përfshirë në këto grupe kriminale.