Lajme nga Bota

Si ndodhi ngjarja e rëndë në Francë ku katër fëmijë u sulmuan me thikë në këndin e lojërave

Si ndodhi ngjarja e rëndë në Francë ku katër

Katër fëmijë të vegjël, nën 3 vjeç u shtruan në spital pas një sulmi brutal me thikë të enjten në Annecy, Francë. Kjo ngjarje shkaktoi një valë paniku në qytetin alpin.

Dy të rritur u plagosën gjithashtu.

Pas operacioneve fëmijët janë në gjendje të qëndrueshme.

Dëshmitarët okularë përshkruan se si agresori hyri në një kënd lojrash për të sulmuar fëmijët.

“Ai hyri në shesh, filloi të bërtiste dhe më pas shkoi drejt lodrave duke i goditur vazhdimisht të vegjlit me thikë”, tha një dëshmitar okular për CNN.

“Nënat po qanin, të gjithë vraponin”, tha një tjetër dëshmitar okular për Reuters.

Një azilkërkues sirian është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e sulmit. I dyshuari nuk ishte nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera në kohën e sulmit dhe nuk kishte asnjë motiv të dukshëm terrorist.

Ai është 31 vjeç.

I dyshuari kishte aplikuar ligjërisht për azil në fund të vitit të kaluar dhe në kërkesën e tij e përshkroi veten si "i krishterë nga Siria".

Ai kishte 10 vjet që jetonte në Suedi dhe kishte aplikuar për statusin e azilit në Francë, por kërkesa e tij u refuzua.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se "kombi është i tronditur", pas sulmit.

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se sulmi ishte "një akt vërtet frikacak".