Lajme nga Bota

Si do funksionojë karta e imunitetit nga Covid në Austri dhe fazat deri tek udhëtimet

Si do funksionojë karta e imunitetit nga Covid në Austri dhe fazat

Në Austri do të përdoret pasaporta e vaksinës nga qytetarët nga data 19 maj, që të mund të marrin shërbime, apo të kenë akses në lokale, restorante dhe evente. Austria është një nga vendet ku së bashku me Greqinë kanë kërkuar të parët që edhe për udhëtarët të vihen në funksion pasaportat/ certifikatat e vaksinës.

Por çfarë plani ka konkretisht Austria me ‘Green Pass’?

Pasaporta e vaksinës ose ‘Green Pass’ është e ngjashme me atë të Izraelit, ku qytetarët e vaksinuar kanë më shumë privilegje të caktuara. Në pasaportën e vaksinës përfshihet edhe vërtetimi që ke kaluar Covid. Ose nëse orët 72 orët e fundit ke rezultuar negativ në test.

Skema do të funksionojë nga data 19 Maj, kur vendi parashikohet të dalë nga bllokimi mbarëkombëtar. Austria do të prezantojë pasaportën para se të paraqitet një ide e ngjashme në nivel europian, që do të thotë se për shumicën e austriakëve do të ketë disa faza.

-Faza e parë: 19 maj

Faza e parë e Green Pass ndodh pikërisht në kohën kur pritet të hiqen masat. Të gjithë ata që kanë pasaportën, do të mund të shkojnë në parukeri, të ulen në kafene dhe restorante. Nuk pritet që pasaporta të kërkohet për t’u futur në dyqan produktesh ushqimore.

-Faza e dytë: Në fillim deri në mes të qershorit

Faza e dytë përfshin një kod QR, i cili do ta bëjë më të lehtë dhe më të shpejtë skanimin, për personat që janë vaksinuar dhe marrin pjesë në evente, shkojnë në lokale, bare e restorante. Kodi QR do jetë në telefon. Por gjithashtu autoritetet do e lëshojnë këtë kod edhe në formë të printuar.

Faza e tretë: Udhëtimet

Faza e tretë e planit austriak do të përfshijë një skemë të gjerë kontinentale e cila do t’u japë të drejta të vaksinuarve që të udhëtojnë në vendet e BE dhe jashtë saj.

*Tiranapost.al.