Lajme nga Bota

Shtimi i infeksioneve shtyn Italinë drejt ashpërsimit të masave anti-COVID 19! Tre rajone karantinohen

Shtimi i infeksioneve shtyn Italinë drejt ashpërsimit të masave

Shtimi alarmant i shifrave të të infektuarve me COVID-19 në Itali, ku janë regjistuar 23% më shumë raste të reja sesa java e kaluar, ose 24.036 raste në tërësi ka shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë që të udhërojë karantimin total të tre rajoneve që janë edhe më të prekurat nga pandemia.

Rajoni i Campanias me qendër Napolin, Basilicata dhe Molise do të hyjnë në “zonën e kuqe” që prej ditës së hënë, që nënkupton se banorët e këtyre zonave mund të dalin nga banesat e tyre vetëm për të blerë produkte esenciale dhe për asnjë qëllim tjetër.

Kujtojmë se Italia ka qenë shteti europian më i goditur nga pandemia dhe i pari që kaloi në "lockdown" në Mars të vitit të kaluar.

Tiranapost.al