Lajme nga Bota

Shteti europian që ka vaksinuar 80% të popullsisë

Shteti europian që ka vaksinuar 80% të popullsisë

Portugalia ka vaksinuar plotësisht 80% të popullsisë së saj kundër Covidit, duke u bërë një nga shtetet më të vaksinuara në botë.

Autoritet gradualisht po heqin të gjitha kufizimet kundër koronavirusit.

Kreu i grupit të vaksinimit të Portugalisë, Admirali Henrique de Gouveia e gjatë një vizite në një qendër vaksinimi pranë Lisbonës tha se qëllimi mbetet frenimi i virusit.

“Nuk jam aspak i shqetësuar nëse jemi vendi i parë i dytë apo i tretë. Çka unë dëshiroj është të kontrolloj virusin,të vaksinojmë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur në mënyrë që virusi të mos ketë hapësirë për të manovruar. Kur të arrijmë 85% mendoj se nuk mund të vaksinojmë më. Vetëm nëse fillojmë të vaksinojmë qentë, macet dhe shpendët “.

Në fillim të pandemisë Portugalia pati një rritje të frikshme të rasteve me koronavirus, ndërsa tani ka arritur të stabilizojë situatën duke arritur të vaksinojë rreth 8.2 milionë njerëz nga 10 milionë banorët e saj.

Pothuajse të gjithë të rriturit mbi 65 vjeç dhe gjysma e të rinjve të moshës 12-17 vjeç tani janë plotësisht të vaksinuar në Portugali.

Portugalia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po udhëheqin botën pasi janë dy nga vendet që kanë një nga normat më të larta të vaksinimit.

Tiranapost.al