Lajme nga Bota

Shqipëria ndihmon Izraelin në evakuimin sekret të 167 refugjatëve afganë

Shqipëria ndihmon Izraelin në evakuimin sekret të 167

Grupi humanitar IsraAID koordinoi evakuimin e 125 afganëve të pambrojtur përmes Shqipërisë në fillim të këtij muaji, raporton Jeruzalem post.

Grupi i të evakuuarve përfshinte gjyqtarë, çiklistë profesionistë, gazetarë, prezantues televizivë, aktivistë të të drejtave të njeriut, të afërm të diplomatëve afganë, artistë, oficerë të zbatimit të ligjit, shkencëtarë dhe më shumë.

Ata mbërritën në Shqipëri pasi u evakuuan nga Afganistani, pasi Shtetet e bashkuara të Amerikë u larguan nga vendi në gusht pasi Talebanët mësynë në Kabul dhe morën pushtetin e braktisur.

Në shtator, IsraAID mori pjesë në evakuimin e 42 grave dhe vajzave afgane në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Refugjatët pritet të zhvendosen në vende si Kanadaja, Franca dhe Zvicra, tha IsraAID.

Tianapost.al