Lajme nga Bota

Shqetësimi i këtij shefi kuzhine është hall i të gjithëve atyre që kanë një sipërmarrje: Të rinjtë nuk duan të punojnë me sakrifica

Shqetësimi i këtij shefi kuzhine është hall i të

Alessandro Borghese, një shef kuzhine dhe personazh televiziv në Itali ka shprehur shqetësimin se nuk po gjen punonjës për restorantin e tij pasi të rinjtë e sotëm nuk pranojnë të punojnë me sakrifica si dikur. Shefi tregon se mungesa e stafit është një problem i kohës post-Covid.

"Sigurisht që duhet të punosh ndryshe. Kjo tashmë po ndodh: Unë isha i hapur shtatë ditë në javë para pandemisë, tani pesë. Do doja të kthehesha në gjashtë, por gjithsesi do të qëndroj mbyllur një ditë. Pushimi dhe turnet janë thelbësore, jam vazhdimisht në kërkim të bashkëpunëtorëve: por luftoj të gjej profile të reja, tha kuzhinieri.

Tregu i punës në biznesin e restoranteve po ndryshon thotë ai dhe po kërkon një ekuilibër mes orëve, pagës dhe angazhimit.

"Ndërsa brezi im është rritur duke punuar me ritme të çmendura , sot mentaliteti ka ndryshuar.Ata që hyjnë në këtë profesion duan garanci. Rroga më të larta, turne të rregulluara, rritje rroge. Në këmbim të sakrificës së kohës, të rinjtë kërkojnë siguri dhe kënaqësi. Në fakt, më parë kjo punë ishte e papaguar: sot fëmijët nuk e pranojnë atë. Koha, sot, ka shumë vlerë. Stafi im ka bërë një revolucion rrënjësor. Personat që kishin qenë me mua për më shumë se dhjetë vjet janë larguar, ata janë kthyer në rajonet e tyre të origjinës, ku kanë zgjedhur një punë që kërkonte më pak lodhje psikologjike, mendore dhe fizike”,

Tiranapost.al.Z.B