Lajme nga Bota

Shpërthimi në Bejrut/ 78 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur

Shpërthimi në Bejrut/ 78 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur

Është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të plagosurve nga darka në mëngjes. Kërkimet nën ndërtesat e rrënuara tashmë po nxjerrin trupa të tjerë e njerëz të gjymtuar.

Deri tani raportohen 78 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur nga 2 shpërthimet e djeshme të njëpasnjëshme në Bejrut të Libanit.

Presidenti Michel Aoun tha se 2 750 ton nitrat amoniumi, të përdorur në plehra dhe bomba, ishin ruajtur për gjashtë vjet në port pa masa sigurie, Aoun kërkoi një mbledhje qeverie urgjente gjatë ditës së sotme.

Ende nuk dihet saktësisht se cfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por dyshohet se mund të kenë qenë punimet e saldimit në një nga vrimat e depove.