Video/ Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, 4 të vdekur dhe shumë të plagosur

E Diel 13 Nëntor 2022, 16:08
TiranaPost
Një shpërthim në bulevanrdin e këmbësorëve Istiklal të Stambollit ka vrarë katër persona dhe ka plagosur 38 të tjerë, ka thënë guvernatori i qytetit.
Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya njoftoi numrin e të vdekurve në Twitter dhe tha se shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 (13:20 GMT) sot.
Shkaku i shpërthimit nuk është i qartë.
'Ka dyshime të forta se kjo ishte një bombë vetëvrasëse, por ne nuk kemi ende ndonjë deklaratë zyrtare [për këtë],' tha Sinem Koseoglu i Al Jazeera nga Stambolli.
Tiranapost.al