Shpërthen zjarri në Pallatin e Versajës në Paris, evakuohen vizitorët
![TiranaPost](https://cdnimpuls.com/tiranapost.al/media3/-48-0-6318a0ab039ce.jpg)
E Martë 11 Qershor 2024, 20:25
TiranaPost
Një zjarr ka rënë në Pallatin e Versajës ditën e sotme.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke evakuuar vizitorët e shumtë që ndodheshin brenda, shkruajnë mediat në Francë.
Flakët kanë përfshirë një pjesë të çatisë së Pallatit, pranë Cour de Marbre.
Flakët u shuan ndërsa qindra vizitorë prisnin jashtë.
Zjarri është nën kontroll, ndërsa nuk raportohen persona të lënduar.