Shkencëtarët të shqetësuar/ Shfaqet varianti i ri i Covid-19 me numër të lartë mutacionesh

Zbulimi i një varianti të ri të koronavirusit nga autoritetet shëndetësore të Afrikës së Jugut ka ngjallur një reagim të fortë në të gjithë botën, ku një numër i konsiderueshëm vendesh kanë ndaluar udhëtarët që vijnë nga Afrika e Jugut.
I njohur si B.1.1.529, ky variant është zbuluar në Botsvanë, Hong Kong dhe Belgjikë. Duket se ky virus po përhapet me shpejtësi në Afrikën e Jugut dhe shkencëtarët besojnë se numri i lartë i mutacioneve që përmban ky virus e bën atë më të transmetueshëm dhe prek evazinonin imunitar.
Ministri i Shëndetësisë Joe Phaahla, u shpreh të enjten se:“Fillimisht dukeshin si disa shpërthime të grupimeve, por nga dje shkencëtarët tanë nga Rrjeti i Mbikëqyrjes Gjenomike thanë se po vëzhgonin një variant të ri”.
Zyrtarët e Afrikës së Jugut fillimisht thanë se kishte një rast të konfirmuar nga një udhëtar nga Afrika e Jugut në Hong Kong. Më pas, autoritetet shëndetësore të Hong Kongut të premten identifikuan një rast të dytë të variantit B.1.1.529 midis udhëtarëve që ktheheshin nga i njëjti hotel karantine.
Çfarë është varianti B.1.1.529?
Ky virus është një ndër variantet që konsiderohet më i rrezikshëm dhe më i transmetueshëm se varianti Delta. Ajo që po shqetëson ekspertët e shëndetit është numri i lartë i mutacioneve që përmban ky virus - besohet të jetë të paktën 32 për momentin. Kjo gjë që po ngre dyshime për aftësinë e tij për t'iu shmangur vaksinave dhe për t'u përhapur më shpejt.
Tiranapost.al