Lajme nga Bota

Shkencëtarët britanikë publikojnë raportin: Çfarë ndodh në vjeshtë me virusin nëse heqim masat

Shkencëtarët britanikë publikojnë raportin:

Lehtësimi apo heqja e masave anti-Covid do të shkaktonte një tjetër valë koronavirusi në Britani, por do të ishte më pak e ashpër se dy valët e mëparshme. Këtë thonë shkencëtarët britanikë të cilët kanë publikuar një raport/ parashikim lidhur me atë çfarë mund të ndodhë në vjeshtë nëse masat hiqen.

Sipas shkencëtarëve, vdekjet dhe infeksionet janë të pashmangshme, pasi distancimi social nuk do të respektohet. Ata thonë së vala e re e virusit në vjeshtë gjithsesi nuk do të jetë më e keqe se vala e Prillit 2020 dhe Janarit 2021: Heqja e gjithë masave më 21 qershor mund të çojë deri në 55,000 shtrime në spital gjatë vitit të ardhshëm.

Kjo krahasohet me 464,000 që kur pandemia goditi Britaninë. Një maksimum prej 11.200 njerëzish mund të vdesin deri në shtator 2021.

Raporti është përgatitur nën supozimin se situata në të gjithë vendin do vijojë përafërsisht e njëjtë si tani, duke mos marrë parasysh përhapjen e mundshme të një varianti të ri shumë infektiv të virusit.

Pavarësisht rreziqeve, vaksinimi në nivel të përhapur dhe moti i ngrohtë gjatë verës do të ketë një ndikim pozitiv ndaj situatës së Covid: Nuk ka shumë të ngjarë të ketë presion mbi sistemin shëndetësor për shtrimin dhe trajtimin e pacientëve.

*Tiranapost.al.