Shefi i mafies u gjet duke punuar si picier pas 16 vitesh në arrati

Policia italiane ka arrestuar një tjetër mafioz në arrati, vetëm dy javë pas arrestimit të bujshëm më 16 janar të superbosit sicilian të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro, në një klinikë shëndetësore në Palermo, Siçili.
Këtë herë ishte Edgardo Greco, 63 vjeç, i cili u kap në Saint-Etienne, Francë, ku punonte me pseudonimin Paolo Dimitrio si picier.
Greco, i lidhur me 'Ndrangheta-n' kalabreze, u dënua në mungesë në vitin 1991 për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Stefano dhe Giuseppe Bartolomeo, të cilët dyshohet se i vrau me shufra hekuri përpara se t'i shpërbënte trupat e tyre në acid, sipas dokumenteve të gjykatës.
I përshkruar si një "i arratisur i rrezikshëm" nga Nicola Gratteri, prokurori antimafia që drejtoi hetimin, Greco u dënua gjithashtu për tentativën e vrasjes së disa zyrtarëve të burgut, duke i dhënë pseudonimin " vrasës i burgut.”