Lajme nga Bota

SHBA i ofron vaksina anti-COVID Koresë së Veriut, pas shpërthimit të virusit

SHBA i ofron vaksina anti-COVID Koresë së Veriut, pas shpërthimit

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë së funmdi se SHBA i ka ofruar Koresë së Veriut vaksina kundër Covidit, pas shpërthimit të virusit në vendin komunist ditët e fundit.

Biden u shpreh se ende nuk ka marrë një përgjigje, nëse Koreja e Veriut do ta pranojë ndihmën e ofruar.

“Ne kemi ofruar vaksina, jo vetëm për Korenë e Veriut, por edhe për Kinën dhe ne jemi të përgatitur që ta bëjmë këtë menjëherë. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, tha Biden gjatë një konference të përbashkët në Seul me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol.

Sipas mediave shtetërore në Korenë e Veriut, rreth 2.5 milion persona mund të jenë infektuar me Covid-19, teksa vendi ndodhet në karantinë.

Në fillimet e pandemisë, Koreja e Veriut ishte ndër vendet e pakta në botë që nuk raportoi asnjë rast me Covid dhe refuzoi ndihmat nga COVAX apo shteteve të tjera në lidhje me vaksinat.