Lajme nga Bota

SHBA do i kërkojë të gjithë udhëtarëve të huaj që të jenë të vaksinuar për të hyrë në territorin e saj

SHBA do i kërkojë të gjithë udhëtarëve të

Administrata Biden po harton një plan për ta bërë certifikatën e vaksinimit të detyrueshëm për të gjithë vizitorët e huaj në SHBA.

Lajmin e raporton “Reuters” që shton se burime nga Shtëpia e Bardhë pritet t’i përgjigje pozitivisht thirrjes së presidentes të KE, Ursula von der Leyen për të hapur dyert për vizitorët nga Europa, por vaksinimi me të dy dozat e kompanive të aprovuara në Washington do të jetë një kusht i panegociueshëm. Gjithashtu, “Reuters” raporton se të vaksinuarit që udhëtojnë drejt SHBA-ve nuk do të duhet të karantinohen pas mbërritjes së tyre në Amerikë.

Hapja do të jetë graduale dhe me kalimin e kohës të gjitha shtetet do të përfshihen në “listën jeshile” të shteteve që do të mund të kenë udhëtarë drejt Amerikës. Fillimisht në këtë listë do përfshihen shtete si Mbretëria e Bashkuar që kanë vaksinuar pjesën dërrmuese të popullsisë madhore dhe më pas vendet e tjera, në varësi të nivelit të vaksinimit.

Kujtojmë që prej 15 muajsh SHBA ka ndaluar fluturimet ndërkombëtare për jo-shtetasit. Pritej që në muajin korrik ky kufizim të hiqej, por ndonëse BE dhe shtetet e tjera të mëdha i hapën dyert për amerikanët, Washington-i nuk respektoi reciprocitetin dhe shtyu afatin.

Tiranapost.al