Lajme nga Bota

SHBA dhe Gjermania dërgojnë tanke në Ukrainë, Moska: Na keni shpallur luftë!

SHBA dhe Gjermania dërgojnë tanke në Ukrainë, Moska: Na keni

Gjermania dhe SHBA kanë vendosur të dërgojnë tanke luftarake në Ukrainë, vendim që nuk është pritur mirë nga Moska.

Në një reagim zyrtar, përfaqësuar nga zëdhënësi i Kremlinit, furnizimi me armë i Ukrainës shihet si pjesëmarrje e drejtpërdrejtë në konflikt. Pra si shpallje e luftës.

"Në Moskë ne e shohim këtë si një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në konflikt”, tha Dmitri Peskov.

"Kryeqytetet në Europë dhe Uashington japin rregullisht deklarata, se furnizimi me llojet e ndryshme të armëve, përfshirë edhe tanket, në asnjë mënyrë nuk është pjesëmarrje në luftime. Ne e shohim këtë tërësisht ndryshe. Në Moskë kjo kuptohet si pjesëmarrje e drejtpërdrejtë në konflikt dhe po shtohet dita ditës. SHBA dhe NATO janë pjesëmarrëse në konfliktin e Ukrainës”, thuhet nga Moska zyrtare.