SHBA dhe aleatët Perëndimorë shqyrtojnë dëbimin e Rusisë nga G20

SHBA dhe vendet e tjera perëndimore po shqyrtojnë kërkimin e përjashtimit të Rusisë nga G20, raporton Reuters.
Agjencia e lajmeve thotë se Polonia u sugjeroi ditën e djeshme zyrtarëve amerikanë që Rusia të zëvendësohet në grup dhe se "përgjigja ishte pozitive".
G20 është një grupim i ekonomive më të mëdha në botë, i cili synon të koordinojë veprimet për çështjet që prekin ekonominë globale, duke përfshirë ndryshimet klimatike dhe zhvillimin.
Një lëvizje e tillë do t'i shtohej sanksioneve ekzistuese ekonomike kundër Rusisë nga ana e Perëndimit, por mund të vihet veto nga vende të tjera të rëndësishme të G20-s, përfshirë këtu Kinën, Indinë dhe Arabinë Saudite thonë analistët.
Si rezultat, disa parashikojnë se aleatët perëndimorë të G7 mund të bojkotojnë takimet e G20 këtë vit - diçka për të cilën Indonezia, kryesuesja aktuale e klubit, thuhet se është paralajmëruar. Xhakarta ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje.
Kur u pyet për këtë të martën, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha: "Ne besojmë se biznesi nuk mund të bëhet si zakonisht për Rusinë me institucionet ndërkombëtare dhe me komunitetin ndërkombëtar."
Rusia ka qenë edhe pjesë e G7 - e cila u zgjerua në G8 në vitet 2000 – por u përjashtua pasi aneksoi Krimenë në 2014.