Lajme nga Bota

SHBA autorizon dozën e tretë të vaksinës Covid për këto kategori të njerëzve

SHBA autorizon dozën e tretë të vaksinës Covid për

FDA ka dhënë autorizim për përdorim urgjent për një dozë përforcuese të vaksinës Pfizer tek njerëzit 65 vjeç e lart, si kategoria më vulnerabël dhe me rrezik të lartë nga sëmundjet e rënda.

"Pasi mori parasysh tërësinë e provave shkencore në dispozicion dhe diskutimet e komitetit tonë këshillues të ekspertëve të jashtëm të pavarur,vendosëm për të lejuar një dozë përforcuese në popullata të caktuara siç është kujdesi shëndetësor, mësuesit dhe stafi i kujdesit ditor, punëtorët e ushqimeve dhe ata të strehimoreve ose burgjeve, "tha Komisioneri në detyrë i FDA, Dr Janet Woodcock në një deklaratë.

Këshilluesit e vaksinave në agjenci rekomanduan njëzëri autorizimin e përdorimit urgjent për një dozë përforcuese të vaksinës së Pfizer për njerëzit 65 vjeç e lart dhe ata që rrezikohen nga sëmundje të rënda, gjashtë muaj pasi të kenë marrë dy dozat e para.

"FDA mori në konsideratë kontributin e komitetit dhe bëri rishikimin e tij të plotë të të dhënave të paraqitura për të arritur vendimin e sotëm," tha një zyrtar i FDA në një deklaratë.

Duke shtuar se "Ne do të vazhdojmë të analizojmë të dhënat e paraqitura në FDA në lidhje me përdorimin e dozave përforcuese të vaksinave COVID-19 dhe do të marrim vendime të mëtejshme sipas rastit bazuar në të dhënat."

Kompania bio-farmaceutike Pfizer ka kërkuar miratimin e FDA për t'i dhënë vaksinën e tij të gjithëve nga mosha 16 vjeç e lart, gjashtë muaj pasi ata të imunizohen plotësisht me dy injeksione.

Pfizer kishte argumentuar se kishte prova të mjaftueshme që tregonin se imuniteti fillon të dobësohet pas gjashtë muajsh dhe se dhënia e një përforcuesi rikthen imunitetin në mënyrë të sigurt.

Tiranapost.al