Lajme nga Bota

SHBA aprovon dozën e tretë të vaksinës anti-Covid. Moshat që do e përfitojnë

SHBA aprovon dozën e tretë të vaksinës anti-Covid. Moshat

SHBA ka miratuar së fundmi dozën e tretë të vaksinës antiCovid për të moshuarit, të cilët janë edhe persona më vulnerabël nga virusi.

Pas disa orëve diskutimi, këshilltarët e FDA rekomanduan një dozë të tretë të vaksinës Pfizer-BioNTech, gjashtë muaj pas vaksinimit të plotë për njerëzit e moshës 65 vjeç e lart dhe për ata që janë në rrezik nga COVID-19.

Nxisim fuqimisht që të gjitha pikëpamjet e ndryshme të shprehen dhe diskutohen”, u shpreh Peter Marks, Drejtor i Qendrës për Vlerësime dhe Kërkime Biologjike.

Shkencëtarët nga Britania dhe Izraeli paraqitën të dhëna se dhënia e një doze përforcuese ndihmon imunitetin që të ulë nivelin e infeksionit.

“Ne po shohim një përgjigje të fortë imunitare që është e barabartë ose tejkalon shumë reagimin që kemi parë pas dozës së dytë”, deklaroi William Gruber, përgjegjës për testet klinike.

Kujtojmë se para disa ditësh kompania Pfizer i kërkoi autoriteteve amerikanë që të aprovonin dozën e tretë pasi vaksina e tyre e humbte efektivitetin 6 muaj pas marrjes.

Tiranapost.al