Lajme nga Bota

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Ndalimi i udhëtimeve përshkak të Omicron është i padrejtë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Ndalimi i udhëtimeve

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gutierres është shprehur ditën e sotme se vendosja e kufizimeve për udhëtime që prekin disa shtete dhe rajone si masa për të ndaluar përhapjen e variantit të ri Omicron janë të padrejta dhe jo efektive.

“Derisa virusi nuk njeh kufij, ndalesat për udhëtime të cilat izolojnë një shtet apo rajon janë jashtëzakonisht të padrejta e madje edhe joefektive”, tha Guterres në një konferencë.

Gutierres gjithashtu bëri thirrje që të shtohet numri i testimeve për të gjithë udhëtarët pasi është mënyra e vetme për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së mutacionit të ri.

“Kjo është mënyra e vetme që të reduktohet rreziku i përhapjes së infektimit e që njëkohësisht mundëson angazhim ekonomik”, shtoi Guterres.

Sipas Organizatës Botërore të shëndetësisë rreziku nga Omicron është shumë i lartë , por gjithashtu OBSH ka shtuar se ndalimi i udhëtimeve nga kontinenti është një sulm i sodilaritetit global.

Tiranapost.al