Lajme nga Bota

Scholz refuzon të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë: Nuk është lufta e Gjermanisë

Scholz refuzon të dërgojë avionë luftarakë në
Pas miratimit të Gjermanisë për dërgimin e tankeve luftarake, nga Ukraina vjen kërkesa për avionë luftarakë. Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka refuzuar këtë kërkesë.

Duhet të bëhet gjithçka që të pengohet një luftë mes Rusisë dhe NATO-s, është shprehur kancelari gjerman duke theksuar, se Gjermania megjithëse e furnizon gjerësisht me armë Ukrainën nuk merr pjesë në luftën e Ukrainës.

"Kjo është një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës", tha Scholz gjatë vizitës në Amerikën Jugore në një konferencë për shtyp në Buenos Aires. "Kjo nuk ndryshon aspak ndihmën që i japim Ukrainës në formë financiare, humanitare, apo furnizimin me armë." Gjermania do të bëjë gjithçka që të mos shkallëzohet situata që çon në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s.

Kancelari Scholz bëri thirrje për maturi në debatin për furnizime me armë. Ai paralajmëroi se kështu mund të hyjnë në një garë kush ofron më shumë nëse bëhet fjalë për sisteme armësh.

"Sapo u mor një vendim në Gjermani fillon debati tjetër, kjo nuk duket serioze dhe trondit besimin e qytetareve në vendimet shtetërore."

Scholz u shpreh, se do të përpiqet edhe më tej të ndikojë tek Putini.