Lajme nga Bota

Scholz: Një përjashtim për Ukrainën për anëtarësim në BE, do të ishte i padrejtë për Ballkanin

Scholz: Një përjashtim për Ukrainën për

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar sot se përpjekjet e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Europian nuk mund të përshpejtohen pavarësisht pushtimit rus.

Duke iu drejtuar Bundestagut – parlamentit të Gjermanisë, përpara një takimi të liderëve të BE-së, Scholz tha se nuk ka “asnjë rrugë të shkurtër” për t’u bashkuar me bllokun dhe shtoi se një përjashtim për Ukrainën do të ishte i padrejtë për vendet e Ballkanit që po kërkojnë gjithashtu anëtarësimin.

“Për vite me radhë ata kanë ndërmarrë reforma intensive dhe po përgatiten për anëtarësimin. Zbatimi i premtimeve ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot, më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike,” tha Scholz.

Kujtojmë se në prill, Scholz bëri thirrje që të përshpejtohen aplikimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor të Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.