Lajme nga Bota

Scholz: Embargoja e plotë ndaj energjisë ruse do të ishte shkatërruese për Evropën dhe Gjermaninë

Scholz: Embargoja e plotë ndaj energjisë ruse do të ishte

Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur se pushtimi rus i Ukrainës kishte "ngecur" dhe se presidenti Vladimir Putin duhej të dëgjonte të vërtetën.

Ai foli i prerë edhe sugjerimet për një embargo të menjëhershme ndaj furnizimeve ruse të energjisë, duke thënë se ato duhet të hidhen poshtë pasi ndikimi që kjo lëvizje do të kishte në Evropë do të ishte shkatërrues.

Ai tha se Gjermania ishte në procesin e pavarësimit nga burimet ruse të energjisë, por "ta bësh këtë nga një ditë në tjetrën do ta shtynte vendin tonë dhe të gjithë Evropën në një recesion".

Ai paralajmëroi se "të gjitha industritë do të ishin në prag të kolapsit" dhe se sanksionet ekzistuese anti-ruse tashmë po i goditnin rëndë qytetarët gjermanë.