Lajme nga Bota

Rusia iu përgjigjet sanksioneve të SHBA! Shpall “non-grata” 10 diplomatë amerikanë

Rusia iu përgjigjet sanksioneve të SHBA! Shpall

Në përgjigje të sanksione që Washington-i vendosi ditën e djeshme që ndalojnë firmat amerikane nga blerja e bondeve ruse, Moska është kundërpërgjigjur me përjashtimin e 10 diplomatëve amerikanë nga territori i saj, si dhe i ka dhënë instruksione ambasadorit të saj në SHBA të rikthehet në Moskë për konsultime.

Përshkallëzimi i konfliktit të ftohtë mes dy shteteve është i papritur, teksa vetëm pak ditë më parë presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij rus, Putin diskutuan në telefon dhe ndanë qëllimin e përbashkët për normalizimin e situatës në Ukrainë. Në të njëjtën bisedë, pati dhe një ftesë të Biden për një samit të përbashkët ku do të adresoheshin çështjet problematike në marrëdhëniet bilaterale, ndonëse Kremlini nuk i është përgjigjur kësaj ftese zyrtarisht.

Pas përjashtimit të diplomatëve amerikanë, Ministria e Jashtme e Rusisë i është rikthyer gjuhës diplomatike: “Tani është koha që Shtetet e Bashkuara të demonstrojnë se kanë vullnet të mirë dhe të largohen nga rruga e tyre konfrontuese. Në të kundërt do të na duhet të marrim vendime të tjera që do të jenë të dëmshme për Amerikën”.

SHBA nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare për Kremlinin, por edhe ajo ka thirrur ambasadorin e saj në Moskë, John Sullivan për konsultime të mëtejshme në lidhje me qëndrimin që duhet mbajtur.

Tiranapost.al