Lajme nga Bota

Rusia do i falë Armenisë 1 milion vaksina anti-COVID

Rusia do i falë Armenisë 1 milion vaksina anti-COVID

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov është shprehur ditën e sotme se Kremllini po planifikon dhurimin e 1 milion vaksinave anti-COVID “Sputnik V” për Armeninë, një dërgesë e dytë pas 15.000 dozave të dërguara përgjatë muajit të kaluar.

Armenia është një shtet që ka qenë pjesë e Republikave Sovjetike dhe ndodhet nën protektoratin zyrtar ushtarak të Moskës dhe për këtë shkak donacioni i vaksinave është diçka e pritshme në kuadër të rolit të madh që rusët kanë në shtetin armen. Me këtë dërgesë Armenia që ka 2.9 milion banorë do të mund të vaksinojë të gjitha grupet e rrezikuara dhe të punësuarit në sektorët kyç të ekonomisë, si shëndetëria, turizmi dhe pedagogjia.

Tiranapost.al