Rusët nxjerrin në shitje shtëpinë e Presidentit Zelensky

E Shtunë 16 Shtator 2023, 19:30
TiranaPost
Rusët e kanë shtetëzuar dhe do nxjerrin në shitje shitje shtëpinë e Presidentit Zelensky në Krime, zonë e aneksuar.
Vladimir Konstantinov, kryetari i parlamentit të Krimesë, tha se asetet do të shiten në tetë ankande.
Të konfiskuara janë 100 prona ukrainase që përfshijnë ambiente banimi, objektet e kujdesit shëndetësor dhe vendpushimet apo ambientet tregtare. Ato u përkasin biznesmenëve ukrainas.
Nga shitja e tyre pritet të grumbullohen rreth 8 milionë euro.