Lajme nga Bota

Rritet me 7.5 euro çmimi i një vaksine Pfizer! BE nënshkruan për marrjen e 900 milion dozave

Rritet me 7.5 euro çmimi i një vaksine Pfizer! BE nënshkruan

Një hap të rëndësishëm ka hedhur ditën e sotme Bashkimi Europian për të mundësuar vaksinimin e të gjitjë banorëve të saj, teksa ka firmosur me kompaninë amerikane Pfizer për marrjen e 900 milion dozash të vaksinës anti-COVID që është rënë dakord të dorëzohen deri në 2022.

Por, lajmi që po bën xhiron e mediave ndërkombëtare është fakti që u bë i njohur nga kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov që ka bërë me dije se këto vaksina janë blerë me një vlerë prej 19 eurosh për dozë, një rritje e ndjeshme kjo nga 12 euro që ka qenë çmimi fillestar.

Padyshim, që kjo ka ngritur pyetje në lidhje me abuzimin e kompanisë me nevojën e kontinentit për vaksina, por edhe për ndonjë aferë të mundshme nga zyrtarët e autoriteteve shëndetësore në Bruksel.

Kujtojmë se BE ka mbetur prapa me skemën e saj të vaksinimit, për shkak të vonesave me dërgesat e kompanisë AstraZeneca çka ka shtyrë bllokun që të fillojë me krijimin e fabrikave brenda kontinentit për të krijuar autonomi në prodhimin e vaksinave anti-COVID dhe jo vetëm.

Tiranapost.al