Rrëzohet në Spanjë rrjeti italo-shqiptar i trafikut të drogës

E Premte 26 Shkurt 2021, 19:53
TiranaPost
Forcat e rendit spanjoll kanë rrëzuar një rrjet narko-trafikantësh të përbërë nga shqiptarë dhe italianë të cilët trafikonin sasi të mëdha kanabis nga Italia në gadishullin Iberik.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle organizata e kishte bazën e operacioneve në qytetin e Fuengirolës, reparti policor i të cilit nisi survejimin e individëve të arrestuar në muajin Janar.
Prej operacionit u mundësua arrestimi i tetë anëtarëve të organizatës kriminale, mes të cilëve edhe një femër, si dhe konfiskimin e 239 kg marijuanë dhe 8460 eurove.
Tiranapost.al