Lajme nga Bota

Rrëzohet nga pushteti për herë të parë në historinë e Suedisë kryeministri, çfarë ndodhi?

Rrëzohet nga pushteti për herë të parë në

Parlamenti i Suedisë ka kaluar votën e mosbesimit ndaj kryeministrit Stefan Lofven. Një total prej 181 deputetësh nga 349 në total votua në favor të mocionit, ndërsa 51 abstenuan. Kjo është hera e parë në historinë suedeze që një kryeministër rrëzohet në një votim të tillë.

Lideri Social Demokrat ka një javë kohë për të dhënë dorëheqjen ose për të njoftuar zgjedhje të parakohshme. Vendimi erdhi pas një mosmarrëveshje mbi kontrollet e qirave të shtëpive të reja, kjo bëri që partia e Majtë të tërhiqte mbështetjen për koalicionin.

Konkretisht:

'Qeveria e pakicës së Lofven u bazua në një marrëveshje me 72 pika me Qendrën konservatore dhe partitë Liberale. Një nga ato pika lidhej me futjen e tregut të qirave në një shkallë të kufizuar, duke i lejuar pronarët të vendosin lirisht qiratë për apartamentet e sapo-ndërtuara, dhe kjo është ajo që çoi në krizën aktuale. Partia e Majtë nuk u përfshi në marrëveshje dhe kundërshtoi me forcë këtë pikë'.

Rezultati nënkupton një kolaps të qeverisë së koalicionit të pakicave të Social Demokratëve me Partinë e Gjelbër. Nëse kryeministri vendos të tërhiqet, kryetari i parlamentit do të duhet të fillojë negociatat ndër-partiake për të formuar një qeveri të re.

Partia e majtë e Suedisë bëri thirrje për votimin e mosbesimit javën e kaluar mes një grindjeje mbi propozimet për t'i dhënë fund një kufiri qiraje në banesat e reja. Megjithëse partia e Lofven nuk e mbështet masën, ajo kishte rënë dakord të merrte parasysh planet për të qetësuar partitë e tjera të opozitës.

Rrëzohet nga pushteti për herë të parë në

Votimi u propozua nga demokratët nacionalistë të Suedisë dhe mbështetur nga dy parti të qendrës së djathtë të opozitës.

Çdo qeveri e re do të qëndrojë në qeverisje deri në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat janë vendosur të zhvillohen në shtator të vitit të ardhshëm.

*Tiranapost.al.