Rita Ora nuk mund të heshtë për vrasjen për racizëm të George Floyd

Reagimet pas vrasjes së afro-amerkanit George Floyd nga një polic në Minneapolis të Amerikës kanë qenë të shumta. Për ngjarjen tronditëse ka reaguar edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e cila ka postuar në Instagram një quote të Martin Luther King dhe një cover të revistës Time: Dhe vjen një kohë kur heshtja është tradhti!
View this post on InstagramThere comes a time when silence is betrayal - Martin Luther King, Jr. RIP #georgefloyd ❤️
Me datë 26 maj, një telefonatë drejt policisë ku thuhej se një burrë po përdore një kartmonedhë 20 dollarëshe false, bëri që ata të shkonin tek George Floyd i cili ndodhej brenda në makinë. I paarmatosur nuk ka bërë asnjë rezistencë dhe ka dalë nga makina, por policia pretendoi se ai bëri rezistencë. Videoja që u publikua në mediat amerikane dhe rrjete sociale dëshmuan të kundërtën. 46 vjeçarit i vendosën gjurin në qafë e shtrinë përtokë dhe për pasojë ai ndërroi jetë.
Vrasja e tij për shkaqe racizmi që nuk ndodh rrallë në SHBA, ka nxitur protesta të dhunshme me zjarr në rrugët amerikane. Protesta pritet të bëhet akoma më e madhe në ditët në vijim.
Oficeri i policisë Derek Chauvin, është arrestuar dhe pritet të jepet dënimi për vrasje të shkallës së tretë.