Lajme nga Bota

Rikthehen shifrat e larta edhe në Itali, regjistrohen 853 vdekje nga Covid në 24 orë

Rikthehen shifrat e larta edhe në Itali, regjistrohen 853 vdekje nga Covid

Shifrat e Covid-19 kanë shënuar rritje në të gjithë botën. Në 24 orët e fundit shifra tejet të larta janë shënuar edhe në Itali ku janë raportuar 23,232 raste të reja dhe 853 vdekje.

Numri i rasteve të reja është rritur nga dje, por është dukshëm më i ulët se numri 40,902 raste ditore të regjistruara më 13 nëntor.

Italia është një ndër vendet e Bashkimit Europian që pritet të marrë 16 milionë doza të vaksinës potenciale Covid-19 të zhvilluar nga prodhuesi britanik AstraZeneca në muajt e parë të 2021-shit.

Ky furnizim fillestar pritet të imunizojë 8 milion njerëz në Itali.

*Artikulli i marrë nga The Guardian. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.