Lajme nga Bota

Rihanna merr titullin e lartë nga vendlindja, shpallet heroinë kombëtare e ishullit Barbados

Rihanna merr titullin e lartë nga vendlindja, shpallet heroinë

Ylli i popit Rihanna është nderuar nga kryeministrja Mia Mottley në një ngjarje që shënon statusin e ri të Barbados si republikë.

Artistja dhe biznesmenja Barbadiane, e njohur edhe me emrin e saj të plotë Robyn Rihanna Fenty, ishte emëruar më parë ambasadore e kombit në vitin 2018.

Barbados ka hequr zyrtarisht Mbretëreshën Elizabeth II nga posti i kryetares së shtetit dhe është bërë republika më e re në botë, pasi Dame Sandra Mason u betua si presidente.

Gjatë ngjarjes, e cila përkoi me 55-vjetorin e pavarësisë së vendit, Princi Charles pranoi "mizorinë e tmerrshme të skllavërisë", që pësoi ishulli i Karaibeve.

Rihanna u shpall heroinë kombëtar në këtë event, ndërsa presidenti i ri i tha që “vazhdoftë të shkëlqejë si një diamant dhe t'i sjellë nder kombit të saj”.

Tiranapost.al