Lajme nga Bota

Richard Branson fluturon në hapësirë: E kisha ëndërr që fëmijë. Por sa do të kushtojë për turistët

Richard Branson fluturon në hapësirë: E kisha ëndërr

Richard Branson ka fluturuar me sukses në hapësirë ​​në bordin e Virgin Galactic dhe thotë se ka qenë ëndrra e tij qëkur ishte fëmijë. Një javë para ditëlindjes së tij të 71-të, manjati miliarder fluturoi me sukses me raketë në bordin e VSS, me pikënisje nga Virgin Galactic Spaceport America.

Richard Branson fluturon në hapësirë: E kisha ëndërr

Richard Branson fluturon në hapësirë: E kisha ëndërr

Richard Branson fluturon në hapësirë: E kisha ëndërr

Branson u ngjit në një lartësi prej 90 kilometër dhe qëndroi katër minuta pa ndjerë peshën e trupit të tij brenda në bord. VSS Unity u ngrit nën krahët e një avioni transportues të njohur si VMS Eve, i quajtur pas nënës së ndjerë të Branson, Evette Branson.

Richard Branson fluturon në hapësirë: E kisha ëndërr

Richard Branson fluturon në hapësirë: E kisha ëndërr

Në një lartësi prej rreth 50,000 metra Eva u shkëput dhe përshkoi rrugën për në hapësirën suborbitale. Më pas u kthye sëri në Tokë duke u ulur në mënyrë të sigurt në New Mexico.

Richard Branson fluturon në hapësirë: E kisha ëndërr

Udhëtimi i Branson vjen vetëm 9 ditë para se ish-shefi i Amazon Jeff Bezos, me kompaninë e tij të fluturimeve hapësinore Blue Origin, të bëjë udhëtimin e tij me New Shepard. Virgin Galactic dhe Blue Origin, si dhe SpaceX i Elon Musk, janë konkurrentë në biznesin në zhvillim të turizmit hapësinor.

Richard Branson fluturon në hapësirë: E kisha ëndërr

Themeluesi i Virgin Galactic thuhet se ka synuar të fluturojë vetë në hapësirë që kur themeloi kompaninë më shumë se 17 vjet më parë. Ndërsa mund të ketë qenë një mision personal për Branson, një fluturim i suksesshëm do të shihet edhe si një përfitim për Virgin Galactic, që shpreson ta kthejë në turizëm hapësinor të zakonshëm për ata që kanë mundësi të paguajnë.

Janë vetëm dy fluturime provë të planifikuara për anijen kozmike të Virgin derisa të fillojë të ofrojë një shërbim komercial në vitin 2022, kur Branson parashikon ofrimin e fluturimeve me pagesë.

Pra, një fluturim i sigurt dhe pa aksidente me vetë Branson protagonist, ishte thelbësor për të bindur turistët adhurues të hapësirës që të bëjnë një udhëtim të ngjashëm kundrejt pagesës.

Fluturimi i sotëm shënoi fillimin e asaj që quhet Window Fly- një mundësi për të fluturuar në kushte të favorshme të motit. Rreth 600 individë kanë regjistruar tashmë shërbimin dhe kanë parapaguar për një biletë në hapësirë.

Por biletat nuk janë të lira - çmimi i plotë i biletave do të shkojë deri në 180,000 paund.

Duke komentuar për faktin që çmimet mund të jenë të favorshme vetëm për të pasurit, Branson thotë se mund të ketë ndryshime me zgjerimin e flotës së Virgin Galactic.

Virgin Galactic mori dritën e gjelbër për të fluturuar kohët e fundit, pasi Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-vë miratoi licencën komerciale të fluturimit hapësinor në qershor.

*Tiranapost.al.